Pas sulmit në “Bondi Beach”, Albanese thotë se njohja e Palestinës nuk nxit antisemitizëm

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se njohja e shtetit palestinez nga qeveria australiane “hedh benzinë zjarrit antisemitik”.

Në një intervistë për Australian Broadcasting Corporation (ABC), Albanese u shpreh qartë se nuk sheh asnjë lidhje mes këtij vendimi dhe sulmit terrorist të ndodhur në Bondi Beach.

“Iu përgjigjem qartë: jo, nuk shoh një lidhje të tillë”, tha Albanese, duke shtuar se shumica dërrmuese e vendeve në botë e shohin zgjidhjen me dy shtete si rrugën e vetme përpara për paqen në Lindjen e Mesme.

Komentet e tij vijnë pas deklaratave të Netanyahut, i cili kishte bërë të ditur se në një letër dërguar në muajin gusht i kishte kërkuar Albaneses të “zëvendësonte dobësinë me veprim dhe pajtimin me vendosmëri”.

Sipas Netanyahut, kryeministri australian kishte bërë të kundërtën, duke “zëvendësuar dobësinë me më shumë dobësi dhe pajtimin me më shumë pajtim”.

I pyetur për këto deklarata, Albanese theksoi se prioriteti i tij në këtë moment është uniteti kombëtar. Ai paralajmëroi se aktet terroriste synojnë të përçajnë shoqërinë australiane dhe të nxisin ndasi mes qytetarëve.

“Roli im në këtë kohë është ta bashkoj kombin dhe të promovoj unitetin. Terroristët duan të na përçajnë, të vendosin australian kundër australianit”, deklaroi ai.

Albanese bëri thirrje për solidaritet me komunitetin hebre në Australi, duke theksuar se ata po kalojnë një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Ai theksoi se qeveria dhe shoqëria australiane qëndrojnë pranë këtij komuniteti, veçanërisht pas ngjarjeve traumatike të 24 orëve të fundit.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika