Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, e cila dyshohet se ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Ndue Përlleshi” në Pejë.
Sipas njoftimit, më 26 janar 2026, Policia në Pejë kishte pranuar një ankesë nga pronari i shtëpisë, me banim të përkohshëm në SHBA, i cili kishte raportuar se nga një sef në banesën e tij ishin vjedhur 176.900 dollarë amerikanë dhe 3.750 euro.
Pas një hetimi intensiv nga Sektori Rajonal për Hetime në DRP-Pejë, më 21 prill 2026 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara që lidhet me rastin.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.