Pas vërshimeve, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar në të gjitha shkollat

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arberie Nagavci, ka njoftuar se fillimi i procesit mësimor në Kosovë është shtyrë deri më 12 janar 2026, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) bëri të ditur se, si pasojë e vërshimeve, qarkullimit të vështirësuar dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, pushimi dimëror do të vazhdojë edhe për dy ditë, përkatësisht më 8 dhe 9 janar.

Sipas ministrisë, reshjet e vazhdueshme pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, siç ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), duke shkaktuar vërshime lokale, vështirësi në komunikacion, probleme në sistemet e kanalizimit dhe pengesa në trafik.

MAShTI ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i mësimit i paraparë për ditën e enjte është i pamundur. Për këtë arsye, procesi mësimor për gjysmëvjetorin e dytë do të nisë të hënën, më 12 janar 2026.

Ministria ka theksuar se orët e humbura mësimore gjatë këtyre dy ditëve do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026, për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Në fund, MAShTI ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke ritheksuar se siguria e nxënësve dhe e stafit arsimor mbetet prioriteti kryesor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika