Patriarku serb Porfirije: Paqe me “vëllezërit shqiptarë”

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, serbët “pa Vidovdanin, Graçanicën dhe të gjithë shenjtorët nuk do të ishin ata që janë tash” si dhe u bëri thirrje serbëve për, siç është shprehur ai, “paqe me vëllezërit shqiptarë”

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Gjatë një fjalimi ne manastirin e Graçanicën, patriarku serb Porfirije tha se serbët nuk do të ishin këta që janë pa festën e Vidovdanit, Graçanicën, si dhe u bëri thirrje serbëve për “paqe me vëllezërit shqiptar”.

Gjithashtu, ai ka thënë se “Kosova është vendlindja jonë”, njofton RMS.

“Ne e dimë se kur vijmë këtu ne i jemi kthyer vetes, sepse këtu është Kosovë, është vendlindja jonë. Ne e kemi origjinën këtu, kemi lindur këtu”, tha patriarku Porfirije.

Gjatë fjalimit të tij, ai bëri thirrje për paqe dhe dashuri me shqiptarët.

“Ne jemi thirrur të jemi vëllezër me shqiptarët, sepse jetojmë me ta. Vetëm në bashkësi mund të jemi në rrugën e Zotit, kemi nevojë për njëri-tjetrin, që askush nuk mund të bëjë asgjë pa askënd dhe se është e rëndësishme ta kuptojmë këtë, sepse ne e kemi përvojën e së kaluarës sonë. Të mos lejojmë që të tjerët të na mësojnë për këtë”, ka thënë mes të tjerash partiaku.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika