Paulo Dybala është lojtari i ri i Romës

Të mërkurën e 20 korrikut është zyrtarizuar transferimi i Paulo Dybala-s në ekipin e Romës, kontrata e të cilit është trivjeçare

Paulo Dybala

Paulo Dybala është zyrtarisht transferi më i ri në ekipin e Romës si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar të verës.

Roma ka shfrytëzuar paqëndrueshmërinë financiare të Interit, i cili pati marrëveshje personale me lojtarin për një kohë të gjatë.

Megjithatë, ekipi i Romës dhe Paulo Dybala kanë arritur një ofertë të kënaqshme për lojtarin, i cili ka vendosur të pranojë transferimin në Olimpico.

Dybala pas përfundimit të testeve mjekësore, është transferuar zyrtarisht në Romë.

“Mirë se vjen Paulo Dybala. Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit me famë botërore!”, thuhet në njoftimin e Romës në Twitter.

Kontrata e Paulo Dybala-s është trivjeçare me përfitime sezonale prej gjashtë milionë eurosh duke i përfshirë edhe bonuset.

 

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika