PDK e çon në Kushtetuese edhe vendimin për shkarkimin e Agron Bekës

Deputetët e Grupit Parlamentar të PDK kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Agron Bekës, anëtarit joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë edhe vendimin e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarit joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka.

Kjo është konfirmuar nga avokati Faton Fetahu, i cili njëherit është edhe përfaqësues i autorizuar i deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së.

”Ju njoftoj zyrtarisht në emër të GP të PDK-së se tashmë e kemi kontestuar në Kushtetuese edhe vendimin arbitrar të Kuvendit për shkarkimin e anëtarit joprokuror të KPK-së”, ka thënë Fetahu, për Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, më 15 dhjetor 2023, deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkuan Agron Bekën nga pozita e anëtarit joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Për shkarkimin e tij votuan 62 deputetë.

Pas shkarkimit të Bekës, kishte reaguar edhe KPK-ja, duke paralajmëruar kontestim të vendimit përmes mekanizmave ligjor. /Klankosova

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika