PDK: Ministria e Infrastrukturës ka keqpërdorur 9 milionë euro

Partia Demokratike e Kosovës, ka akuzuar Ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësin e tij Hysen Durmishi, për keqpërdorim të 9 milionë eurove. Sipas PDK-së, janë nënshkruar 42 kontrata një burimore, për shumicën e të cilave janë dhënë punë shtesë. Kjo parti ka paralajmëruar se do të ushtrojnë padi ndaj Ministrisë së Infrastrukturës

Konferenca e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës, respektivisht ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësin e tij Hysen Durmishi, se kanë keqpërdorur rreth 9 milionë euro.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se kjo ministri ka nënshkruar 42 kontrata një burimore, për shumicën e të cilave sipas Tahirit janë dhënë punë shtesë.

Ai ka bërë të ditur se do të përgatisin një padi në lidhje me këtë rast.

“Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe bashkë hisedari i tij Hysen Durmishi, për një vit, kanë lidhur gjithsej 42 kontrata për punë shtesë në vlerë mbi 9 milionë euro, të cilat nuk janë zhvilluar përmes procedurave të rregullta të prokurimit”, ka deklaruar Tahiri.

Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Ai ka theksuar se  nënshkrimi i 42 kontratave një burimore nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në vendin tonë. Sipas tij kjo është një aferë korruptive me të cilën duhet të merret prokuroria.

“Në këtë sipërmarrje korruptive, ekipet tona të juristëve dhe ekonomistëve kanë evidentuar një numër të konsiderueshëm të shkeljeve, të cilat jo vetëm që shkelin dispozitat e ligjit, por përbëjnë aktivitet të hapur korruptiv dhe vepër të pastër penale  dhe të cilat do të duhej e do të duhet të trajtohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.”, ka shtuar ai.

Kurse deputetja tjetër e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se në shtatë kontrata të nënshkruara nga Ministria e Infrastrukturës, janë plotësuar paraprakisht çmimet, madje sipas saj në njërën prej tyre përveç çmimit është vendosur edhe emri i kompanisë.

“Mbi 90 për qind e këtyre kontratave e kanë kaluar vlerën, gjë që dëshmon për procese të montuara, keq planifikim, tejkalim të kufirit buxhetor, duke i shkaktuar kështu buxhetit dëme prej 10 për qind të kontratave bazë, e kjo vlerë nënkupton mbi 9 milionë euro”, ka thënë ajo.

Hoxha, shtoi se shumica e këtyre 42 kontratave janë të nënshkruara nga zëvendës ministri Hysen Durmishi, e që sipas saj kjo përbën shkelje të ligjit, dhe nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë, sepse nuk është anëtar i qeverisë.

“Shkelje tjetër ligjore, që karakterizon katër kontrata është mospublikimi i tyre së bashku me kushtet e kontratës. Si shkelje tjetër është edhe nënshkrimi i shumicës së kontratave nga zëvendësministri Hysen Durmishi”, theksoi Hoxha.

Bernard Nikaj, anëtar i PDK-së

Ndërsa, më i ashpër se dy bashkëpartiakët e tij ishte anëtari tjetër i PDK-së, Bernard Nikaj. Nënshkrimin e këtyre kontratave ai e cilësoi si ndërmarrësi korruptive.

Sipas tij “pushtetarët kanë ndarë nën tavolinë, rreth 9 milionë euro nga taksat e qytetarëve”.

Ai bëri të ditur se ditëve në vijim PDK-ja do të përgatis kallëzim penal për secilin akter të përfshirë.

Më poshtë gjeni listen e kontratave  për të cilat PDK, pretendon se janë një burimore.

Lista e kontratave
lista 2
lista 3
lista 4
lista 5

Shija e redaktorit

Ballkani me fitore historike, një hap larg kualifikimit në Ligën...

Ballkani ka fituar ndeshjen ndaj Shkupit në kuadër të play-offit të Ligës së Konferëncës në Stadiumin “Todor Proeski” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Ekipi...

KB Prishtina bëhet pjesë e garës më të re të...

Kryetari i Klubit të Basketbollit Prishtina, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se klubi i tij ka marrë ftesën për pjesëmarrje në garën më...

DokuFesti me turistët e huaj, infuzion për ekonominë e Prizrenit

Dhjetëra e mijëra vizitorë vendorë e ndërkombëtarë kanë shkelur rrugëve të qytetit të Prizrenit gjatë javës së fundit. Shkaku i këtij fluksi turistësh në kryeqytetin historik...

Më të lexuarat

“Kemi pritur mjaft, është koha për paqe” thonë qytetarët në...

Grafitet e vendosura dhe patrullat e Policisë, janë pamjet që po e shoqërojnë Mitrovicën Veriore gjatë së enjtes së 18 gushtit. Të heshtur por në...

Escobar pas takimit me Kurtin: Asociacioni duhet të formohet sipas...

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka thënë se...

Mandl kërkon sqarim nga BE-ja për referimin ndaj kryeministrit Kurti...

Në njoftimin e faqes zyrtare të Bashkimit Evropian(BE) për takimin që u mbajt të enjten e 18 gushtit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është...

Të fundit nga rubrika