PDK: Serbia nuk i ka përfunduar synimet destabilizuese ndaj Kosovës, Qeveria të rrisë koordinimin me aleatët strategjikë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se Serbia nuk i ka përfunduar synimet destabilizuese ndaj Kosovës, dhe se sipas saj Qeveria duhet të rrisë koordinimin me aleatët strategjikë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot në selinë e kësaj partie është mbajtur takimi i përbashkët i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, ku u diskutua për situatën e sigurisë në vend, zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Republika e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se shpreh mbështjen e plotë dhe mirënjohjen e thellë për institucionet e sigurisë, duke veçuar Policinë e Kosovës, e cila sipas tij, ka bërë dhe po bën një punë të jashtëzakonshme dhe shumë profesionale në terren.

“Për PDK-në, tashmë është krejtësisht e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist ndaj Republikës së Kosovës, adresën kryesore e ka në Beograd. Pjesëmarrja dhe udhëheqja e këtij sulmi nga Millan Radojçiq, miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili sot po strehohet dhe po vepron i lirë në Serbi, vërtetojnë një gjë të tillë. Prandaj, edhe sot, u bëjmë thirrje aleatëve tanë ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Serbisë për t’i dorëzuar tek autoritetet kosovare, të gjithë terroristët të cilët Serbia i ka marrë në mbrojtje”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se PDK kërkon nga BE që të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

“PDK vlerëson se vendosja e mijëra trupave ushtarake serbe rreth e përqark kufirit me Kosovën, tregon qartë se synimet destabilizuese të Serbisë kundrejt vendit tonë nuk kanë përfunduar. Në këtë kontekst, PDK kërkon koordinim më të madh të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë, para së gjithash me SHBA-në”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se PDK është mirënjohëse për përkushtimin dhe mbështetjen e aleatëve ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika