Peci e viziton pompën e derivateve ku ndodhi shpërthimi mbrëmë në Zveçan

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka vizituar vendin ku mbrëmë pas mesnate ndodhi një shpërthim.

Peci ka dënuar shpërthimin që ndodhi pranë pompës së benzinës Lab-Oil.

Peci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ai ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falenderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment.

“Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e pompës dhe disa vetura.Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falenderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në qdo moment”, ka shkruar Peci.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika