Pejë: Arrestohet mësimdhënësi për ngacmim seksual

Pas një denconcimi nga prindi i një vajze në qytetin e Pejës, është arrestuar, i punësuari Adem Mustafa për ngacmim seksual, rasti i tij ka kaluar në institucionet e hetuesisë

Ilustrim

Mësimdhënësi i lëndës së biologjisë, Adem Mustafa, në shkollën fillore, “Lidhja e Pejës” në Novosellë është suspenduar, dhe larguar përkohësisht nga puna, nën dyshimin që ka kryer vepër penale në vendin e punës.

Largimi i Adem Mustafës do të zgjasë maksimalisht 6 muaj  me 50% të pagës, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit.

Drejtoria e Arsimit, me qëllim të zbatimit të dispozitave ligjore, ka suspenduar të punësuarin, pasi ndaj tij ka filluar procedura penale nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të ngacmimit seksual ndaj nxënëses. Ai, sipas Drejtorisë së Arsimit bazuar në dyshimet e para, ka bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili për PortalinD ka bërë të ditur se ky rast ka ndodhur gjatë ditës së enjte të 23 qershorit, rreth orës 11:00, ndërsa është raportuar në orën 13:00.

“Rasti ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Pejës” në Novosellë, policia është përgjigjur menjëherë në vend të ngjarjes. Policia ka dalë dhe e ka sjellë në stacion dëshmitaren dhe janë mbledhur edhe psikologët dhe janë kryer intervistat, poashtu është arrestuar i dyshuari,” ka bërë të ditur zëdhënësi.

Gashi ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si sulm seksual, dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika