Pelosi mbështet Harrisin për garën presidenciale

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka mbështetur Kamala Harris për të siguruar nominimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Fotografi nga arkivi.

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka mbështetur Kamala Harris për të siguruar nominimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ajo është një prej figurave më të larta që kanë ofruar mbështetje për nënpresidentin amerikane, Kamala Harris, pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje në mes të shqetësimeve nga figura brenda Partisë Demokratike se ai nuk do të mund ta mposhtë republikanin Donald Trump.

Pelosi tha se ajo i ofron “mbështetje entuziaste” përpjekjeve të Harrisit që të fitojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet e nëntorit.

Pas tërheqjes së Bidenit, shumë zyrtarë të lartë demokratë shpejt u rreshtuan prapa Harrisit.

Harris, e cila ka marrë mbështetjen e Bidenit, deri më tani është e vetmja që ka shpallur kandidaturën e saj për garën presidenciale dhe po punon që të fitojë mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë.

Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, që u pa si kandidate potenciale, është në mesin e një grupi guvernatorësh që ofruan mbështetjen e tyre për Harris më 22 korrik.

Në mesin e tyre është edhe senatori nga Arizona, Mark Kelly, guvernatori i Illinoisit, J.B. Pritzker, guvernatoi i Kentakit, Andy Beshear, guvernatori i Merilendit, Wes Moore, senatorja e Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand, guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper dhe guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro./Radio Evropa e Lire

Më shumë se 700 delegatë i kanë thënë Associated Press apo kanë njoftuar se planifikojnë ta mbështesin Harrisin në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve, që do të mbahet nga 19 deri më 22 gusht në Çikago ku do të emërohet zyrtarisht kandidati i partisë për president.

Sipas rregullave të reja të vendosura së fundi nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve, 1.976 delegatë duhet të ofrojnë mbështetjen që një kandidat të fitojë nominimin.

Nëse Harris fiton nominimin, ajo më pas duhet të zgjedhë një kandidat për nënpresident dhe të ndërmarrë një operacion të madh politikë për të forcuar kandidaturën e saj teksa zgjedhjet janë mbi 100 ditë larg.

Pas tërheqjes së Bidenit, Harris u zotua se do të punojë për të bashkuar Partinë Demokratike “për të mposhtur Donald Trumpin” – kandidatin republikan për president.

Ndërkaq, më 22 korrik, gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, Harris tha se trashëgimia e Bidenit është “e pakrahasueshme në historinë moderne” .

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika