Pendarovski: ‘Bullgarizimi’ është shpikur nga opozita për t’i frikësuar maqedonasit

Sipas, të parit Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit  shtetin që udhëheq ai e presin sfidat në 14 muajt e ardhshëm  që sipas tij është skriningu. Më tutje ai ka thënë se Bullgarizimi është shpikur nga opozita për të trembur popullin maqedonas

Presidenti i Maqeonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Image: Supplied

Presidenti i Mqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka treguar se çfarë është duke bërë opozita për t’i frikësuar qytetarët  maqedonasit.

“Bullgarizimi që na kërcënon është shpikur nga opozita për të trembur popullin maqedonas”, kështu ka vlerësuar i pari i shtetit, Pendarovski.

Por më tej ai sqarojë se çfarë është e rëndësishme  në 14 muajt e ardhshëm  që sipas tij është skriningu.

Sipas tij  ky është absolutisht prioriteti më i rëndësishëm politik për  Maqedoninë e Veriut .

“Është fyese për kombin maqedonas të thuash se një protokoll, një marrëveshje, përmes mekanizmave të integrimit evropian, që unë dhe ti mund të bëhemi bullgarë”, ka sqaruar ai.

Ndërkohë ai ka treguar se do të udhëtojë për në Sofje më 1 tetor, me ftesë të presidentit bullgar Rumen Radev.

Qëndrimi politik i presidentit Pendarovski është se na duhej referendum, por jo, siç theksoi ai, me këto opsione të mjegullt të propozuara.

Për Pendarovskin, referendumi duhet por jo në formen siç është propozuar  nga OBRM-PDUKM

Ai ka bërë thirrje “të merremi me reformat, sepse kemi shumë detyra shtëpie në këtë drejtim”.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika