Pentagoni thotë se “Wagner thelbësisht ka përfunduar”

Pentagoni ka deklaruar se "Grupi Wagner i Rusisë ka përfunduar" pas vdekjes së udhëheqësit të tij, Yevgeny Prigozhin

Selia e Grupit Wagner në Shën Petersburg, foto The Guardian.

Pentagoni ka thënë  të enjten se “Grupi Wagner i Rusisë në thelb ka përfunduar” pas vdekjes së udhëheqësit të tij, Yevgeny Prigozhin, si pasojë e rrëzimit të aeroplanit javën e kaluar.

“Mendoj se çështja më e madhe është se Grupi Wagner thelbësisht ka përfunduar,” ka deklaruar zëdhënësi i Pentagonit, Brigadier-Gjeneral Patrick Ryder, gjatë një konference për shtyp kur u pyet nëse beson se marrëveshja e armëve mes Wagner dhe Koreas së Veriut është në fund.

“Mendoj se është shumë e sigurt të thuash se nuk ka shumë bisedime që po zhvillohen aty”, ka thënë tutje ai për gazetarët.

“Por përsëri, çështja më e gjerë këtu është Qeveria ruse, për të cilën, Wagner po punonte, në mbështetje të operacioneve në Ukrainë”.

Në një moment, ai ka thënë se Grupi Wagner ishte forca më e fuqishme luftarake që Rusia kishte në Ukrainë, por ata tani janë tërhequr në mënyrë të plotë nga fusha e luftës.

Sekretari i shtypit të Pentagonit, Patrick Ryder

“Kështu që çështja më e gjerë këtu është Rusia që po kërkon regjime të veçanta, përfshirë Iranin, për të përpjekur të marrë më shumë municione ose armë”, ka deklaruara ai, raporton AA.

Javën e kaluar, një aeroplan Embraer-135 u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver të Rusisë, ndërsa fluturonte nga Moska në Sankt Petersburg, duke vrarë të gjithë 10 njerëzit në bord, përfshirë Prigozhin.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya), më vonë ka publikuar një listë me emrat, të cilët përfshinin themeluesin e Grupit Wagner, Dmitry Utkin dhe punonjësit e tjerë të Wagner.

Komiteti Hetimor i Rusisë ka thënë të dielën se kishte përfunduar identifikimin gjenetik të atyre që vdiqën në rrëzimin e aeroplanit privat, duke konfirmuar se lista e publikuar nga Rosaviatsiya ishte e saktë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika