Për një javë policia konfiskon 21 patentë shoferë dhe shqiptohen mbi 1 mijë gjoba në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, ku janë konfiskuar 21 patentë shoferë si dhe janë shqiptuar mbi një mijë gjoba kundërvajtëse

Në kuadër të javës për parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rajonale e Ferizajt për një javë i ka konfiskuar 21 patentë shoferë si dhe i ka shqiptuar një mijë e 234 gjoba kundërvajtëse.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 27/02/-05/03/2023 ka shqiptuar 1234 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 21 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.

May be an image of 1 person and text

Sipas policisë, për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 38 aksidente rrugore, prej tyre aksidente me lëndime kanë qenë tetë, ku janë lënduar 13 persona.

Kurse aksidente me dëme materiale janë raportuar 30.

Sipas njoftimit, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, teksa kanë apeluar te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika