Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 arritën në një shifër prej 112.13 milionë eurosh dhe në një vlerë prej 284.07 milionë eurosh për tre muajt e fundit

Foto ilustruese - BQK

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin mars 2024.

Bazuar në njoftimin e BQK-së, në muajin mars 2024, dërgesat e mërgatës përmbanin një vlerë prej 112.13 milionë eurosh.

Ndërkaq, vlera preliminare për tre muaj arrin në 284.07 milionë euro.

Në lidhje me shkallën e përdorimit të kanaleve të dërgesave, raportohet se 64.46% e tyre u realizuan përmes institucioneve financiare jobankare, ndërsa bankat dhe kanalet e tjera kontribuuan me 15.20% dhe 23.34% të dërgesave.

Kompanitë e sigurimeve

Gjithashtu, në njoftim thuhet se asetet e kompanive të sigurimeve në muajin mars arritën në vlerën e 314.83 milionë euro në muajin mars 2024, duke treguar një rritje prej 2.11 milionë eurosh në krahasim me shkurtin e 2024-ës.

Fondet pensionale

Për muajin mars, asetet e fondeve pensionale, në të njëjtën kohë, arritën në vlerën e 2.87 miliardë eurosh, duke përfaqësuar një rritje prej 74.14 milionë eurosh.

Statistikat e BQK-së për muajin mars 2024.

Në fund të muajit mars 2024, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiarë treguan një rritje prej 9.26 milionë eurosh dhe arritën në vlerën e 564.49 milionë eurove.

Remitancat në shkurt 2024 arritën vlerën 85.58 milionë euro.

Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për muajin mars 2024 ishin rreth 112.13 milionë euro, duke arritur kështu vlerën për tre muajt e parë të vitit 2024 në 284.07 milionë euro (preliminare).

Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit mars kanë qenë përmes IFJB 61.46%, përmes bankave komerciale 15.20%, ndërsa, kanalet e tjera 23.34%.

Për më gjerësisht, publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim: https://shorturl.at/aqzFV  dhe https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/ .

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika