Përdoret aparatura e re në QKUK, kryhen dy operacione për herë të parë në Kosovë

Që nga dita e djeshme QKUK-ja ka filluar të përdorë aparaturën e re, Nuss – Procedurë, e cila përdoret për intervenim kirurgjik në gjoks. Përmes kësaj aparature, në Kosovë janë realizuar dy operacione për herë të parë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se që nga dita e djeshme është lëshuar aparatura e re Nuss – Procedurë. Kjo aperaturë përdoret për intervenim kirurgjik në gjoks.

Përmes aparaturës së re, në Kosovë janë realizuar dy operacione për herë të parë, duke i kursyer buxhetit të shtetit qindra e mijëra euro.

“Me këtë rast, QKUK, e falenderon Dr. Xhevdet Ademaj, i cili punon dhe vepron jashtë vendit, e që ka ndihmuar të realizohen këto operacione. Për procedurën Nuss, pacientët deri ditën e djeshme, janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në njoftim thuhet se kjo aperaturë i plotëson të gjitha kushtet për intervenime kirurgjike në gjoks.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika