Begaj uron Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë drejt së ardhmes evropiane

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një mesazhi urimi, Begaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke nënvizuar rrugëtimin e përbashkët të dy vendeve drejt integrimit evropian.

“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, ka shkruar Begaj.

Në fund të urimit, presidenti shqiptar i ka dëshiruar suksese presidentes së re të Kosovës.

“Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, ka përfunduar Begaj.

Të fundit nga rubrika