Përfaqësuesja serbe e kritikon Bakoyannis, paralajmëron largimin e Serbisë nga KiE

"Themelimi i Asociacionit konsiderohet kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre. Ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite"

Përfaqësuesja serbe, Biljana Panqti Pilja, ka kritikuar raportin e deputetes greke, Dora Bakoyannis, duke thënë se çështje e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk mund të anashkalohet.

Por, përfaqësuesja serbe nuk u ndal vetëm te raporti, ajo kritikoi ashpër edhe deputeten greke, duke e quajtur hipokrite.

“Nëse ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Evropës pa themelimin e Asociacionit, ai nuk do të themelohet kurrë. Keni qenë ju që keni thënë: Themelimi i Asociacionit konsiderohet kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre. Ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite”, ka thënë përfaqësuesja serbe.

Për këtë qasje jo të duhur ndaj Bakoyannis, reagoi presidenti i Asamblesë Parlamentare, Theodoros Rouspoulos.

“Sipas rregullores dhe kodit të mirësjelljes, debatet duhet të bëhen në mënyrë civile dhe të rregullt. Anëtarët nuk mund të bëjnë asgjë që mund të shkaktojë çrregullim të procedurave”, ka thënë ai.

Përfaqësuesja serbe gjithashtu ka paralajmëruar largimin nga KiE nëse pranohet Kosova.

“Serbia do ta konsiderojë se a do të jetë pjesë e një institucioni që shkel të drejtën ndërkombëtare”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika