Përfundon ‘Mal Fest’, festivali dedikuar të rinjëve në Malishevë

Festivali 'Mal Fest', është organizuar nga Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me organizatën ‘Values for Better Future’. Festival ky i dedikuar për të rinjtë dhe jo vetëm

Pamje nga nata përmbyllëse e festivalit 'Mal Fest'

Ka përfunduar edicioni i parë festivalit ‘Mal Fest’, i organizuar nga komuna e Malishevës.

Festival ky i dedikuar për të rinjtë dhe jo vetëm, i cili ka zgjatur për dy ditë me radhë, me datë 12 dhe 13 gusht.

Gjatë këtyre dy netëve të festivalit kanë performuar artistë të shumtë të përmasave kombëtare dhe lokale në parkun e qytetit në Malishevë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në një postim në Facebook, ka treguar që ky festival ka qenë qendra e argëtimit për të rinjtë si dhe të gjithë të interesuarit.

Ai gjithashtu ka falënderuar organizatën ‘Values for Better Future’ si bashkë organizatore e këtij festivali, si dhe donatorë të shumtë që e kanë përkrahur këtë nismë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika