Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, priten edhe 3.185 pako nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në Kosovë, ndërkohë që edhe 3 mijë e 185 pako me fletëvotime ende pritet të sillen në vend.

Sipas rezultateve të përditësuara të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 51.01 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.24 për qind të votave dhe 22 ulëse parlamentare. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.26 për qind, duke siguruar 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe 5 ulëse në Kuvend.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ende nuk janë sjellë në Kosovë 3,185 pako me fletëvotime të votimit përmes postës, të cilat janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404).

KQZ ka paralajmëruar se pas mbërritjes dhe numërimit të këtyre pakove, procesi do t’i afrohet fazës përfundimtare drejt certifikimit të rezultateve.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika