Një përleshje fizike ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Vushtrri, më 31 tetor 2025, rreth orës 16:50. Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në rrahje pesë persona, të gjithë meshkuj kosovarë.
Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Pas ndërhyrjes së policisë dhe intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit dy persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor / Pjesëmarrje në rrahje” dhe po hetohet nga organet kompetente.