Përmendja e luftës nga Kurti, metodë presioni ndaj ndërkombëtarëve

Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për të folur më shpesh rreth përfshirjes së Kosovës dhe Serbisë në një luftë, pas tensioneve të fundit në veri, po shihet si strategji e tij për të rritur presionin ndaj ndërkombëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Fjala “luftë'” i është shtuar fjalorit të kryeministrit Albin Kurtit së fundmi, një javë pas tensioneve të 31 korrikut të veri të Kosovës.

Atë, Kurti e përmendi në deklarimet e tij të fundit për mediat vendore dhe ato të huaja.

Fillimisht tha se veriu rrezikohej nga një konflikt i armatosur nëse ai nuk do merrte vendim për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit.

Kurse, kur foli për zhvillimet në Ukrainë dhe ndikimin e Rusisë në Serbi shtoi se gjasat janë të larta që në Kosovë të nxitet një luftë.

Kjo gjuhë e përdorur nga kryeministri, sipas njohësit të fushës së komunikimit, Abit Hoxha, është e qëllimshme për disa arsye.

“Është njëfarë strategjie e komunikimit që të tërhiqet vëmendje pak më e madhe në dy rrafshe. Së pari në rrafshin e përkrahjes ndërkombëtare për Kosovën në situatën në të cilën gjendet dhe në rrafshin tjetër atë të dialogut me Serbinë dhe relacionet me Bashkimin Evropian, më saktësisht me përfaqësuesin special të BE-së, Z. Lajkçak”, ka thënë Hoxha.

 Abit Hoxha, njohës i fushës së komunikimit

Këtë diskurs, Kurti ka zgjedhur ta përdorë në kohën kur Kosova gjendet para dy momenteve që vlerësohen të rëndësishme.

Bëhet fjalë për takimin të 18 gushtit me Aleksandar Vuçiqin në Bruksel dhe nisjes së zbatimit të reciprocitetit me Serbinë më 1 shtator.

Për gjuhën e përdorur, Kurti kritikohet nga opozita.

Anëtari i Komisionit parlamentar për Siguri, Hisen Berisha, thotë se deklaratat e kryeministrit do të duhej të mbështeteshin në vlerësime të institucioneve të sigurisë.

“Në qoftëse këto deklarata të kryeministrit janë vetëm në nivelin e ngritjes së një alarmi jo të bazuar realisht në probabilitet, atëherë me siguri se do të penalizohen edhe në tavolinën e bisedimeve. Kjo do të jetë në dëm të Kosovës, por edhe vet kryeministrit dhe Qeverisë”, ka thënë Berisha.

Hisen Berisha, Komisioni për Siguri, PDK

‘Ndryshe nga Berisha, të drejtë i jep Kurtit bashkëpartiaku i tij Enver Dugolli, i cili udhëheq komisionin parlamentar.

“Kryeministri vetëm e ka konstatuar gjendjen për shkak se nuk ka thënë diçka që nuk mund të ndodhë. Marrë parasysh veprimet e organizuara të bandave kriminale të orkestruara nga Serbia, nga një shtet fqinj nënkupton se eskalimi deri në përmasa të një lufte të mudshme është potencial”, ka thënë Dugolli.

Enver Dugolli, komisioni për Siguri, LVV

 Tensionet në veri të vendit u ngritën natën e 31 korrikut, pak orë para se të hynte në fuqi reciprociteti me dokumente të identifikimit dhe targat ilegale të lëshuara nga Serbia.

Zbatimi i vendimit u shty nga Qeveria e Kosovës pas bllokimit të rrugëve nga serbët në veri dhe përdorimit të armëve kundër policisë.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika