Përpjekja e shtatë e konsistuimt të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive. Sipas njoftimit për media, seanca vazhdon të mbahet nga ora 10:00 në Sallën Plenare.

Ndërkohë, në seancën e të premtes ka dështuar për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Njëkohësisht, nesër përfundon afati kushtetues prej 30 ditësh, pas certifikimit të rezultateve për formimin e institucioneve.

Në 48 orët e fundit, partitë nuk kanë paraqitur ndryshim qëndrimesh publikisht.

Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes. Rrjedhimisht deputetët po mblidhen qe shtatë herë, që prej 15 prillit (çdo dy ditë).

Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.  

Para ngërçit te emri i kryeparlamentarit, fillimisht pati bllokadë në kalimin e raportit të komisionit për verifikim mandatesh.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika