Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, është arrestuar nga policia, pasi të mërkurën ka përplasur për vdekje të miturin Elio Hamiti

Ilustrim

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, është arrestuar nga policia pasi të mërkurën përplasi për vdekje të miturin Elio Hamiti, i cili po lëvizte në këmbë në Llogara.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia thotë se ish-kryebashkiaku do të akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shkruan Topchannel.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë. Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë. Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen“, ka njoftuar policia e vendit.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Bollano ka qenë duke vozitur automjetin tip “Benz”, teksa ka përplasur 17-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika