Përplasje për produktet serbe, deputetë të opozitës lëshojnë mbledhjen e Komisionit

Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, duke shkaktuar përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në lidhje me importet e mallrave nga Serbia. Një akuzë e deputetit të AAK, Pal Lekaj, për 'lulëzim' të importit nga Serbia shkaktoi tensione në sallë

Gjatë raportimit të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në Komisionin për Ekonomi, pati përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës për importet e mallrave nga Serbia. Këta të fundit madje lëshuan sallën.

Gjatë diskutimit të Ligjit për tregti me jashtë, përplasja ndodhi për shkak të deklaratës së deputetit nga AAK, Pal Lekaj, i cili akuzoi mazhorancën se ka “lulëzim” të importit në Kosovë nga Serbia.

Për këtë deklaratë pati reagime nga deputetët e partisë në pushtet.

Deputeti Driton Hyseni ka akuzuar Lekajn për dezinformim të publikut, derisa ka kundërshtuar deklaratën e tij, ai tha se importi me Serbinë nga 25 për qind ka shënuar në 6 për qind me Qeverinë Kurti.

Po ashtu, kritika për këtë deklaratë pati edhe shefja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, e cila kërkoi nga deputeti Lekaj që të kërkojë falje dhe t’i shikojë statistikat e ASK-së.

Për këtë, ministrja Rozeta Hajdari është shprehur e befasuar me zërin e lartë të deputetit Lekaj.

Ndërsa, deputetja e LDK, Valentina Bunjaku – Rexhepi, kërkoi që ministrja Hajdari të përgjigjet në pyetje konkrete e të mos i komentojë zërat e deputetëve.

Ndërkaq, deputeti nga PDK, Ferat Shala, ka adresuar disa pyetje karshi ministres Hajdari për strategjinë për hulumtim dhe zhvillim. I njëjti ka kërkuar të dijë edhe për ekspertin që ka marr 1 mijë euro në ditë për hartimin e kësaj strategjie.

Për këtë, Hajdari tha se nuk mban mend emrin e ekspertit.

Mes tjerash, Hajdari duke folur për Ligjin për tregti të jashtme, ka theksuar se ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme të importit, eksportit dhe për ushtrimin e tregtisë me jashtë, duke shtuar se ka ndikime statistikore në përmirësim të bilancit tregtar që ishte para 3 viteve në 1 me 10, ndërsa tash është 1 me 6.

Në këtë drejtim, ajo shtoi se vështirësi ka në CEFTA, në paraqitjen e shtetit të Kosovës në mënyrë të barabartë./ KP

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika