Persona të armatosur vrasin ish-deputeten afgane në shtëpinë e saj në Kabul

Ish-deputetja afgane, Mursal Nabizada, është vrarë nga disa persona të armatosur në shtëpinë e saj në Kabul

Mursal Nabizada ishte deputete deri në marrjen e pushtetit nga talibanët në vitin 2021

Një ish-deputete afgane dhe truproja e saj, janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj në kryeqytetin Kabul, ka bërë të ditur policia afgane.

Mursal Nabizada, 32 vjeç, ishte një nga të paktat deputete femra që qëndruan në Kabul, pasi talibanët morën pushtetin në gusht 2021, raporton BBC.

Vëllai i saj dhe një roje e dytë e sigurisë u plagosën në sulmin e së dielës.

Ish-kolegët e vlerësuan zonjën Nabizada si një “kampione e patrembur për Afganistanin”, e cila refuzoi një shans për t’u larguar nga vendi.

Qëkur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, gratë janë larguar nga pothuajse të gjitha fushat e jetës publike.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran, tha se forcat e sigurisë kishin nisur një hetim serioz për incidentin.

Ish-ligjvënësja Mariam Solaimankhil tha se zonja Nabizada ishte “një pioniere e vërtetë – një grua e fortë, e sinqertë që qëndronte për atë në të cilën besonte, edhe përballë rrezikut”.

“Pavarësisht se iu ofrua mundësia të largohej nga Afganistani, ajo zgjodhi të qëndrojë dhe të luftojë për popullin e saj”, shkroi ajo në Twitter.

Zonja Nabizada, nga provinca lindore e Nangarharit, u zgjodh deputete nga Kabuli në vitin 2018 dhe qëndroi në pushtet deri në marrjen e pushtetit nga talebanët.

Ajo ka qenë anëtare e komisionit parlamentar të mbrojtjes dhe ka punuar në Institutin për Zhvillim dhe Kërkim të Burimeve Njerëzore.

Hannah Neumann, një anëtare e Parlamentit Evropian, tha “Jam e trishtuar dhe e zemëruar dhe dua që bota ta dijë”.

“Ajo u vra në errësirë, por talebanët ndërtuan sistemin e tyre të aparteidit gjinor në dritën e plotë të ditës.”

Abdullah Abdullah, një ish-zyrtar i lartë në ish-qeverinë e Afganistanit të mbështetur nga Perëndimi, tha se ishte i pikëlluar nga vdekja e zonjës Nabizada dhe shpresonte se autorët do të ndëshkoheshin.

Ai e përshkroi atë si një “përfaqësuese dhe shërbëtore të popullit”.

Shumë gra që kishin punë të spikatura profesionale në Afganistan, pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA dy dekada më parë, u larguan nga vendi pasi talebanët u kthyen në pushtet.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika