Perteshi: Pas sulmit në Banjskë është kthyer rendi dhe ligji në veri

Skënder Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë, në një linjë direkte në emisionin Five në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me rënien heroike të policit Afrim Bunjaku, përkatësisht për sulmin terrorist në Banjskë, në dyvjetorin e tij.

Ai ka thënë se, sipas statistikave të institutit Gallup, Kosova është renditur shumë lart si në aspektin rajonal, ashtu edhe në atë evropian.

“Sundimi i ligjit dhe siguria janë vlerësuar shumë lart, kjo falë përkushtimit edhe të qytetarëve, në radhë të parë, institucioneve të zbatimit të ligjit, organizatave, mediave dhe në përgjithësi të gjithëve që kanë ndihmuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë”, ka deklaruar ai.

Perteshi ka thënë se pas sulmit në Banjskë është kthyer rendi dhe ligji edhe në atë pjesë të vendit.
“Edhe në atë pjesë të shtetit kemi rend dhe ligj më të mirë, kemi më pak krim dhe trafikim me armë e me qenie njerëzore, kemi më pak kriminelë që enden lirshëm, kemi më shumë liri për qytetarët dhe një kontroll më të mirë e shtrirje më të plotë të rendit dhe ligjit”, ka shtuar ai.

Më tej, Perteshi ka theksuar se, pavarësisht kësaj, në veri ende mbetet një situatë e brishtë, por tani ka një prezencë më të madhe të institucioneve të zbatimit të ligjit, institucioneve të tjera lokale e nacionale, si dhe biznese që veprojnë lirshëm – megjithatë, integrimi mbetet i nevojshëm.

“Kërkohet një integrim më i madh, sidomos më shumë liri dhe krijimi i një ambienti më të sigurt e më të qetë për qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në atë pjesë të shtetit, me qëllimin e vetëm dhe final që edhe ajo pjesë e shtetit të integrohet si të gjitha pjesët e tjera të territorit të vendit”, është shprehur Perteshi, duke shtuar se autorët e sulmit në Banjskë ende janë në arrati.

“Sot ata janë të strehuar dhe mbrohen nga qeveria e Beogradit, prandaj kërkohet një presion më i madh ndërkombëtar për dorëzimin e tyre”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika