Pesë punëtorë të minierës së Trepçës në Stan Tërg kanë mbetur të bllokuar për rreth 9 orë për shkak të problemeve teknike me energjinë elektrike.
Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Januzi, ka konfirmuar se punëtorët janë nxjerrë nga miniera pa pësuar dëmtime shëndetësore.
“Sot kanë qenë pesë pompistë kujdestarë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre të punës për shkak të problemeve teknike në energji elektrike. Lajmi i mirë është se ata kanë dalë nga miniera, janë shëndoshë e mirë dhe janë kthyer në shtëpi pas rreth 8–9 orës,” tha Januzi për KALLXO.com.