Peshk me domate

Peshku i pjekur me domate dhe ullinj është një nga mënyrat më të shpejta dhe më të lehta për të përgatitur si peshkun e plotë ashtu edhe feta peshku

Për këtë gjellë mund të përdoren këto lloj peshqish, trofta, levreku, blini, krapi, qefulli, pëllumbi etj.

Për 6 persona:

  • peshk 1.200g.
  • 7-8 domate mesatare
  •  10 patate mesatare
  • vaj, 3/4 e filxhanit të çajit
  • l filxhan çaji verë e bardhë
  •  l limon
  •  4 lugë gjelle galetë
  •  4-5 thelpinj hudhra
  •  l lugë gjelle majdanoz
  •  kripë e piper

Përgatitja:

Pastrohet peshku, pritet në racione (në dy copa për racion) vendoset në pjatë ose tavë dhe i hidhet pak kripë.

Merret tava e përshtatshme për peshq dhe lyhet me vaj. Ndërkohë pritet majdanozi hollë dhe hudhrat, shtohet galeta e bluar dhe përzihen këto së bashku në një pjatë.

Një pjesë e kësaj mase hidhet në tavën e lyer me vaj dhe mbi këtë shtresë, vendoset peshku.

Në një tas porcelani hidhet vaji, vera, lëngu i limonit dhe lëngu i domateve. Shtohet kripa, piperi dhe punohen me tel që të bëhet një masë e njëllojtë.

Domateve që kanë mbetur, u hiqet cipa (me ujë të valuar), priten në formë rrethi dhe vendosen mbi racionin e peshkut.

Hidhet mbi peshkun masa e përgatitur me vaj, verë, etj., spërkatet me pjesën tjetër të bukës së bluar dhe vendoset tava në furrë me nxehtësi mesatare për t’u pjekur 20-25 minuta.

Ndërkohë zihen patatet në ujë të valuar me kripë, pastrohen dhe shërbehen me peshkun, i cili pasi të piqet plotësisht vihet në pjatë sipas racioneve ose në pjatë duke i spërkatur patatet dhe peshkun me lëngun e vet.

Duhet patur parasysh që gjatë pjekjes të spërkatet me lëngun e vet.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika