Peshk në furrë

Peshk në furrë, me patate të prera hollë në formë rrethore, si patatina. Nuk ka asgjë të vështirë në këtë mes. Vështirësia mund të qëndrojë vetëm në pastrimin e peshkut, e sidoqoftë, shitësi i dyqanit ku e blini mund ta pastrojë vetë për ju

Përgatitja e peshkut në furrë për katër persona, me patate të prera hollë në formë rrethore, është prej ushqimeve të shpejta dhe lehtësisht të përgatitur.

Përbërësit për përgatitjen e këtij peshku janë të planifikuar t’u servohen për katër persona:

1 peshk i freskët deti (rreth 1.2 kg), 1 lugëz rozmarinë e grirë, 1 lugëz majdanoz i grirë, 2 thelpinj hudhër të grirë, gjysmë limoni,kripë, piper, 4 lugë vaj ulliri, një fletë alumini për furrë.

Përgatitja:

Ndizni furrën në 200 gradë. Pastroni peshkun nga të brendshmet, pastaj shpëlajeni dhe thajeni me letër kuzhine.

Përzieni rozmarinën me majdanozin, hudhrën dhe 1 lugë vaj. Shtoni kripë & piper dhe mbusheni peshkun me këtë përzierje, nga pjesa e hapur e barkut dhe në sipërfaqe.

Lani limonin dhe priteni në feta të holla. Shtrojeni brenda barkut të peshkut.

Shtroni në një tavë letrën e aluminit dhe vendosni peshkun. Spërkatini vajin sipër e mbetur dhe mbyllni letrën.

Futeni në furrën tashmë të nxehtë dhe piqeni për rreth 30 minuta, ose më tepër nëse është e nevojshme. Peshku duhet të bëhet kërc dhe si i tejdukshëm.

Normalisht, nëse dëshironi, mund ta piqni edhe me perime si karrota, patate, brokoli për t’i dhënë më tepër shije dhe aromë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika