Petkoviq: Kemi garanci të forta nga SHBA-ja dhe BE-ja për tërheqjen e serbëve nga barrikadat

Petkoviq e cilësoi si lajm të mirë ndryshimin e masës së sigurisë të Dejan Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Krahas kësaj, ai tha se kanë marrë garancitë “më të forta ndonjëherë” nga SHBA-të dhe BE-ja lidhur me barrikadat në Veri

Petar Petkoviq

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se kanë marrë garancitë “më të forta ndonjëherë” nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për tërheqjen e serbëve nga barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.

“Po e shfrytëzoj mundësinë për të dhënë lajmin e mirë se kemi marrë garancitë më të forta ndonjëherë nga SHBA-ja dhe BE-ja kur bëhet fjalë për kërkesat e serbëve, kushtet e tyre që të tërhiqen nga barrikadat”, tha Petkoviq, transmeton REL.

Petkoviq e cilësoi si lajm të mirë ndryshimin e masës së sigurisë të Dejan Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

“Është një fitore e madhe, mbi të gjitha për popullin serb në Kosovë”, tha ai.

Ish-policit serb, Dejan Pantiq, autoritetet në Kosovë ia ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor në Jarinjë, nën dyshimet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Serbët vendosën disa kushte për largimin e barrikadave, sikurse lirimi i serbëve të arrestuar dhe “tërheqjen” e listave të supozuara me emrat e serbëve që do të arrestoheshin nga Policia e Kosovës.

“Kemi marrë një deklaratë të përbashkët zyrtare nga SHBA-ja dhe BE-ja në të cilën është përmbushur qartë kërkesa e dytë e serbëve, ku pjesa më e rëndësishme është të konfirmohet se nuk ka lista për arrestimin apo ndjekjen penale të shtetasve serbë nga Kosova për pjesëmarrje. në protesta paqësore apo barrikada”, tha Petkoviq.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, përmes një deklarate të përbashkët, thanë më 28 dhjetor se kanë marrë garanci nga autoritetet në Kosovë se nuk ka lista me emrat e serbëve që do të arrestohen apo përndiqen që protestojnë paqësisht apo për vendosjen e barrikadave.

“Me këtë deklaratë mund të konfirmoj se njerëzit tanë në barrikada janë të mbrojtur”, tha Petkoviq gjatë një konference për media.

Arrestimi i Pantiqit nxiti disa serbë lokalë të bllokonin rrugët në veri. Për shkak të barrikadave të vendosura, që nga 10 dhjetori, dy pikat kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – janë të mbyllura.

Më 27 dhjetor, për shkak të barrikadave të vendosura në territorin e Serbisë, u mbyll edhe pika tjetër kufitare, ajo e Merdares.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika