Petkoviq takon Lajçakun në Bruksel, diskutojnë për formimin e Asociacionit

Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë - Serbi, Petar Petkoviq, ka njoftuar se ka takuar të hënën në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Gjatë takimit, ata diskutuan për marrëveshjet e arritura deri më tani, duke theksuar formimin e Asociacionit

Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë – Serbi, Petar Petkoviq, ka takuar të hënën në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Siç ka bërë të ditur Petkoviq në paltofrmën X, përgjatë takimit me Lajçak ka diskutuar për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Sot në Bruksel u takova me përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, me të cilin kam diskutuar për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, me theks të veçantë për formimin e Asociacionit, por edhe për deeskalimin e nevojshëm”, ka shkruar Petkoviq.

Po ashtu, ai ka thënë se ekspertët si pjesë e delegacionit nga Beogradi morën pjesë në diskutimet për formimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit, si dhe çështjen e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

“Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë”, ka shkruar tutje ai.

Të dielën e 10 dhjetorit, Lajçak ka paralajmëruar se në Bruksel tashmë po përgatiten për raundin e ri të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh.

Por, Lajçak nuk kishte dhënë datë se kur do të ndodhin takimet e ndara mes tij dhe kryenegociatorëve.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika