Petkoviqi – Sveçlës: Referojuni vetëm Drejtorisë së Policisë në Veri, që duhet t’i ketë 95% serbë

Petar Petkoviq e ka akuzuar Xhela Sveçlën se nuk është duke e zbatuar marrëveshjen e Brukselit sepse sipas tij në atë marrëveshje Policia e Kosovës duhet t’i referohet vetëm Drejtorisë së Policisë në veri

Petar Petkoviq

Petar Petkovqi, Drejtor i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili e ka quajtur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gënjeshtar, sepse sipas tij ai kishte thënë se Policia e Kosovës nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.

Sipas Petkoviq, Policia e Kosovës duhet t’i referohet vetëm Drejtorisë së Policisë në veri, sipas marrëveshjes së Brukselit ku përbëhet nga 95 për qind serbë.

Petkoviq ka shkruar se “problemi është se Sveçla asnjëherë nuk ia ka njohur atë të drejtë Drejtorisë së Policisë në veri, e cila përbëhet nga serbët, për të cilën thotë se ministri i Brendshëm i Kosovës e ka anashkaluar gjithmonë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar mbi deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.

Sipas Sveçlës, presidenti serb ka gënjyer dhe se gjatë konferencës së tij, të dielën e 21 gushtit, ka pasur shtrembërime të qëllimshme.

“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK), nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Sveçla: Vuçiq gënjeu për Policinë e Kosovës, gjatë konferencës pati shtrembërime të qëllimshme

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika