Pezullimi i licencës së Klan Kosovës, Gutierrez: Qeveria po shkel standardet evropiane të lirisë së medias

Sekretari Gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar me shqetësim ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit të “Klan Kosova”, duke e konsideruar si një shkelje të standardeve evropiane të lirisë së medias dhe një akt arbitrari që i zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare

Ilustrim

Sekretari Gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pas pezullimit të certifikatës së biznesit të “Klan Kosova”, duke shprehur shqetësimin e tij për situatën e lirisë së medias në Kosovë.

Ai këtë veprim e ka vlerësuar si një shkelje të standardeve evropiane të lirisë së medias dhe një akt arbitrari që e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare.

Gutierrez ka theksuar se ky veprim i Qeverisë së Kosovës sjell pasoja negative për vendin dhe shkel vlerat demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.

Ai ka kritikuar Qeverinë për kthimin e shpinës ndaj Bashkimit Evropian dhe standardeve të lirisë së medias.

“Sot është një ditë e zezë për Kosovën: duke aktivizuar censurën shtetërore ndaj Klan Kosovës, qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së mediave. Ky akt arbitrar e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që ia kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës”, ka deklaruar ai përmes një reagimi në Facebook.

Po ashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas këtij vendimi, duke thënë se Qeveria nuk ka pasur argumente lidhur me vendimin dhe ka qenë pa specifikuar bazën ligjore dhe pa paralajmërim.

“AGK-ja e konsideron veprimin e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu, në reagimin e tyre thuhet se ky vendim është marrë për të dërguar mesazh te mediat e tjera dhe është dëshmi e pakontestueshme që liria e medias dhe e shprehjes asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik sesa aktualisht.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika