Pezullohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë

Të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e 23 nëntorit të Qeverisë së Kosovës, për zvogëlimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas njoftimit, thuhet se shtyhet ekzekutimi i vendimit i datës 23 nëntor, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor duke u bazuar në kërkesëpadinë e paditëses.

Vendimi është marrë pas padisë për masë të përkohshme që ka bërë Shoqata e Prokurorëve të Kosovës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, me datën 29.11.2022, ka pranuar padinë me nr. 2767/2022 ku Paditëse është Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, ndërsa e paditur është Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit në Prishtinë, me të cilën, ka kërkuar anulimin e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i nxjerr nga e paditura, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, me kërkesë që të caktohet masa e përkohshme ndaj të paditurës, përkatësisht të shtyhet ekzekutimi i vendimit të të njëjtit, deri në përfundimin meritor të kësaj çështjeje në konfliktin administrativ”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjykata më 2 dhjetor të këtij viti ka marrë aktvendim, me të cilin, ka aprovuar propozimin e paditëses, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar, dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të 23 nëntorit të të paditurës, Qeveria e Kosovës, Zyra e Kryeministrit, derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses.

Ndryshe, të mërkurën e 23 nëntorit, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 109-të ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt, për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qeveria ndryshon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika