Piastri në pole, Norris synon titullin – Gara e madhe sot në Qatar GP

Dita e garës në Çmimin e Madh të Katarit pritet të sjellë emocione të forta, pasi Lando Norris ka mundësinë të bëhet kampion bote në Formula 1 për herë të parë.

Megjithatë, britaniku e ka punën të vështirë, ai nis vetëm nga vendi i dytë, menjëherë pas shokut të skuadrës dhe rivalit të tij për titull, Oscar Piastri.

Në lojë mbetet edhe Max Verstappen, që niset i treti si në garë ashtu edhe në renditjen e kampionatit.

Holandezi nuk pritet të dorëzohet lehtë dhe do të kërkojë me çdo kusht të futet në garën për titull.

Gara starton në orën 16:00, me parapërgatitjet që nisin nga ora 14:30. Për ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin live, ne do t’ju informojmë në kohë reale për çdo zhvillim.

Nëse gara mbyllet me renditjen aktuale të nisjes – Piastri, Norris, Verstappen – atëherë kampioni i botës do të vendoset në garën finale në Abu Dhabi mes dy pilotëve të McLarenit, ndërsa Verstappen do të mbetej jashtë luftës për titull. Për të mbajtur gjallë shpresat, ai duhet ta mposhtë Norrisin sot.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika