Plagoset një burrë në Prishtinë

Sipas Policisë së Kosovës, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet

Policia e Kosovës

Një burrë kosovar është plagosur me armë në këmbë gjatë tentativës për t’i ndarë shokët e tij gjersa po fjaloseshin me burra të tjerë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ai është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti  kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokuror”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në orët e hershme të së premtes.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika