Plagosja e dy grave në Fushë-Kosovë, Govori: Janë në gjendje stabile, nëna ka lëndime pak më serioze

Dy persona të gjinisë femërore (M.A., F.G.), janë plagosur me armë zjarri në Fushë-Kosovë, të shtunën. Mjeku kujdestar, Ejup Govori, ka bërë të ditur se të plagosurat, nënë e bijë, janë në gjendje stabile

Pamje nga vendi i ngjarjes

Në gjendje stabile janë dy gratë që u plagosën në rrugën “Besa – Besë” në Fushë-Kosovë, të shtunën.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili ka thënë se të plagosurat janë nënë e bijë. Sipas Govorit, lëndimet e nënës janë pak më serioze.

“Janë të plagosura me armë zjarri. Janë nënë e bijë, nëna është e lindur në vitin 1959 ndërsa vajza, 1979. Janë sjellë nga urgjenca e Fushë-Kosovës. Lëndimet e nënës janë pak më serioze, lëndimi është në bark, në ektremitetet e poshtme…është konstatuar një frakturë multifragmentare në anën e djathtë të ekstremitetit të poshtëm… sipas të gjithave gjasave duhet t’i nënshtrohet operacionit nga ana otropedike dhe kirugjisë abdominale. Për momentin gjendja është stabile, me parametra vital, dukuri normale, me vetëdije dhe komunikatikve. Ndërsa, vajza ka plagë në dy ekstremitetet e sipërme, domethënë në dy duart…edhe gjendja e saj është stabile”, ka deklaruar Govori.

Dy persona të gjinisë femërore (M.A., F.G.) janë plagosur me armë zjarri në Fushë-Kosovë, të shtunën.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, mëson se viktimat janë nënë e bijë.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se një person i dyshuar është identifikuar dhe se veprimet e nevojshme lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë.

Plagosen dy gra në Fushë-Kosovë, detaje dhe pamje

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika