Plani amerikan i paqes Rusi-Ukrainë, Merz skeptik se mund të arrihet një marrëveshje sipas afatit të Trump

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, thotë se është “skeptik” se një marrëveshje për Ukrainën mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të vendosur nga Trump.

Duke folur në margjinat e G20 në Johanesburg, Merz ka thënë se janë shumë larg një marrëveshjeje, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Kjo nuk do të thotë se është plotësisht e pamundur të arrihet…” duke shtuar se ai është “skeptik nëse një rezultat i tillë është i mundur duke pasur parasysh dallimet aktuale”.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Ukrainës afat deri të enjten – që është Dita e Falënderimeve në SHBA – për të rënë dakord me planin e propozuar prej 28 pikash.

Ai ka thënë se ai nuk përfaqëson një “ofertë përfundimtare” dhe afatet mund të zgjaten nëse gjërat shkojnë mirë.

Merz thotë se fokusi tani duhet të jetë në hartimin e një dokumenti të pranueshëm për Ukrainën, që më pas mund të përdoret për të negociuar një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Të fundit nga rubrika