Pllana: Tribunali i Hagës asnjëherë nuk më ftuan të dëshmoj për krimet serbe në Kosovë

Autori Nysret Pllana ka thënë se Tribunali i Hagës asnjëherë nuk e ftoi si dëshmitarë atë dhe as librat e tij nuk i mori për bazë si fakte të cilat dëshmojnë për krimet serbe dyshekullore në Kosovë

Autori i disa librave të cilat dëshmojnë krimet serbe në Kosovë gjatë luftës 1998-1999, Nysret Pllana i cili ishte edhe zëri i Radios Kosova e Lirë, në emisionin Magazinë në Radio Dukagjini ka folur lidhur me padrejtësinë e Tribunalit të Hagës.

Ai ka thënë se nuk është ftuar asnjëherë nga kjo gjykatë që ti ofrojë librat e tij si dëshmi mbi krimet serbe ani pse librin e tij e kanë poseduar qysh nga paslufta.

“Fatkeqësisht asnjëherë nuk jam ftuar, është absurd kjo, sepse Gjykata e Hagës që nga viti 2001-2002 i ka pas të deponuara këto libra”.

Ai ka thënë se Përfaqësuesja Speciale e ish Prokurores së Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte kishte marrë librin e tij dhuratë nga Profesor Emin Kabashi, kryeredaktor i librit i cili ishte asokohe dëshmitar në procesin e Sllobodan Millosheviqit.

“Sot e asaj dite, kurrën e kurrës, Tribunali i të ashtuquajturës drejtësi ndërkombëtare, se veç drejtësi nuk ka atje por padrejtësi, kurrë nuk e ka bërë publike” se e posedojnë këtë libër i cili sipas tij “është i dëshmuar për gjenocidin dyshekullor serb mbi shqiptarët”.

Ai ka folur ndër të tjera edhe për mos punën e qeverive të Kosovës përball projekteve serbomadhe kundër popullit shqiptarë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika