Policë të armatosur patrullojnë rrugët e Karakasit gjatë natës, thotë ministri i drejtësisë

Ministri venezuelian i drejtësisë, Diosdado Cabello, ka publikuar të hënën natën foto që tregojnë policinë e armatosur duke patrulluar rrugët e kryeqytetit Karakas, si pjesë e masave të sigurisë në qytet.

Në fotot e postuara në Instagram, Cabello shfaqet duke pozuar me pjesëtarë të forcave të sigurisë, shumë prej të cilëve mbajnë armë automatike. Një nga postimet tregon se ministri vizitoi disa zona të Karakasit për të monitoruar punën e forcave të sigurisë gjatë natës.

Ndërkohë, BBC-së, redaktorja për Europën, Katya Adler, tha se liderët europianë po përballen me një atmosferë gjithnjë e më “të ndërlikuar dhe të tensionuar” ndërsa përpiqen të “menaxhojnë dhe jo të përballen” me presidentin amerikan, Donald Trump.

Adler theksoi se aktualisht po jetojmë në epokën e politikës së fuqive të mëdha – Kina, Rusia dhe SHBA – dhe se Bashkimi Europian shpesh duket thjesht si “shikues nga ana”.

Liderët europianë do të takohen sot në Paris me përfaqësues amerikanë për një takim të “Koalicionit të Gatshëm”, një trup që punon për paqen në Ukrainë.

Megjithatë, dëshira për të bashkëpunuar më ngushtë me SHBA-në është e zbehur nga kërcënimet e Trump për aneksimin e Grenlandës, që mund të “rrezikojnë sovranitetin e një vendi europian apo aleatit tjetër të NATO-s”.

Derisa nuk ka pasur një deklaratë të përbashkët nga vendet evropiane për të mbështetur Danimarkën, një heshtje e gjatë është vërejtur nga fuqitë e mëdha në Londër, Paris dhe Berlin – deri sa lideri britanik Keir Starmer tha të hënën se është vendim i Danimarkës dhe Grenlandës të përcaktojnë të ardhmen e tyre./BBC

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika