Policët e bllokuar në Jashanicë dërgohen në stacion në Leposaviq

Është bërë e pesta ditë kur rruga që të çonë në pikën kufitare vazhdon të jetë e barikaduar. E katër policët që kishin mbetur të bllokuar prapa të barrikadave në fshatin Jashanicë, tashmë janë lëvizur nga vendi. Ndërkaq, trupat mbrojtës të KFOR-it dhe policë të EULEX-it vazhdojnë të vëzhgojnë situatën





Rruga në fshatin Rudare të Zveçanit akoma mbetet e bllokuar nga barrikadat e vendosura nga komuniteti serb. Ndërkohë, policët që kishin mbetur të bllokuar në Leposaviq, janë larguar nga aty.

Ende veturat nuk kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm në pikën kufitare në Jarinjë. Kjo sepse rruga në Rudarë të Zveçanit vazhdon të jetë e mbyllur me mjete të rënda.

E ata që kanë punë në Rudarë, po përdorin rrugë të tjera alternative.

Është bërë e pesta ditë kur rruga që të çonë në pikën kufitare vazhdon të jetë e barikaduar. E katër policët që kishin mbetur të bllokuar prapa të barrikadave në fshatin Jashanicë, tashmë janë lëvizur nga vendi.

“Ju informojmë se, njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka deklaruar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ndërkohë për të vëzhguar situatën në cep të rrugëve po qëndrojnë trupat mbrojtës të KFOR-it dhe policë të EULEX-it.

E trupat nën stemën e Republikës së Kosovës, Policia po vazhdojnë patrullimin e vëzhgimin e situatës në Lagjen e Boshnjakëve e pjesët e tjera të Mitrovicës së Veriut.

Prania e tyre po i bënë edhe qytetarët të ndihen me të sigurt.

“Skemi pse me u tutë, e kemi shtetin tonë, policinë tonë.duhet me ju përmbajt rregullave e ligjit e Kushtetutës së Kosovës për qeta edhe kemi luftu e kena derdh gjakun andaj kjo pjesë duhet me qenë e jona çdo herë”, ka deklaruar Ali Jusufi, qytetar.

Largimin e barrikadave në Rudarë e Zupq e kanë kërkuar diplomatët amerikanë edhe ambasadorët e QUINT-it por ende nuk ka sinjale se kjo do të bëhet në mënyrë vullnetare nga serbët lokalë që i vendosën ato.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika