“Policët në veri sulmohen me shishe qelqi e mjete piroteknike”, Elshani: S’ka të lënduar, jemi duke hetuar rastin

Në orët e para të 9 dhjetorit ka ndodhur një sulm me mjete piroteknike e shishe qelqi në Mitrovicën e Veriut ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka shpalosur detaje ku ka thënë se “rasti është duke u hetuar” dhe po hetohen të gjithë personat që jetojnë në objektin e asaj ndërtese ku dyshohet se janë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi.

Elshani përmes një videolidhje direkte në emisionin “Five” tha se situata në veri mbetet e qetë por shumë “delikate” dhe kudo që është parë e arsyeshme janë vendosur trupa pjesëtar të PK-së.

“ Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në  një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hudhje edhe shishe të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë në atë ndërtesë. Policia është duke hetuar rastin. Nuk ka të lënduar. Ky rast cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar”, tha Elshani.

“Jemi duke hetuar atë ndërtesën të tërë. Pass orës 123:00  e natës ka ndodhur. Nuk është problem I madh por të kujdesshëm. Situata vazhdon të jetë e qetë dhe delicate në veri. Kudo që kemi pare të arsyeshme kemi vendosur pjesëtar të PK-së”, shtoi Elshani.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika