“Policët serb në Kosovë kanë kryer asistencë të arrestimeve për interesa të Serbisë”, thotë Mehmeti

Murat Mehmeti, ish-hetues policor në veri ka deklaruar se çasja e shtetit të Serbisë asnjëherë nuk ka ndryshuar karshi Kosovës dhe që gjithmonë ka ndryshuar metoda vetëm që të ndikojë tek vendi.

Mehmeti në “Five” të Dukagjinit ka thënë se vite më parë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga komuniteti serbë kanë kryer shërbime si “asistencë të arrestimeve” për interesa të Serbisë dhe që nuk është ndëshkuar askush deri më tani.

“Çasja e Serbisë ndaj Kosovës mund të ndryshojë metoda por qëllimin asnjëherë. E kaluara e ndikimit ka qenë e dukshme, e pak e pengueshme. Serbia ka hyrë papengueshëm në Kosovë, duke filluar nga arrestimet. Sado fqinjësi të mirë të ketë mes shteteve, askush nuk mund të hyjë në territorin e tjetrit për arrestime, pa e penguar dikush ose duke e ndihmuar vetë. Policia e Kosovës, komuniteti serbë ka kryer shërbime e asistenca të arrestimit për interesa të Serbisë dhe nuk është ndëshkuar askush”, tha Mehmeti.

Mehmeti shtoi se në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndikimi serb ka ndodhur në forma të ndryshme qoftë “përmes kanosjes fizike apo edhe kushtëzimit me pagë” në serbët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika