Policia: 2 viktima dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, ku evidentohet një numër i konsiderueshëm aksidentesh dhe shkeljesh në trafik.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dy aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa 23 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu, janë raportuar 35 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe sigurisë në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2,113 tiketa trafiku ndaj kundërvajtësve.

Ndërkohë, 15 persona janë arrestuar, ndërsa 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje. Një person është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor gjatë kësaj periudhe.

Policia e Kosovës vazhdon të bëjë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika