Policia aksion në “Mobile shop”-et e Prishtinës: Sekuestrohen mbi 100 telefona, mbyllet një lokal

“(31) lokacione, (lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë. (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar. Tablet (IPod) Airpods. (1)lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar). (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit”

Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë ka kontrolluar 31 lokale biznesi në Prishtinë, ku janë sekuestruar mbi 100 telefona të mençur.

Siç njofton policia, janë ngritur dyshimet se pronarët e bizneseve të kontrolluara kanë kryer vepra penale si “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga tatimi”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë. Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar “Urdhëresa për kontroll”, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT”, thuhet në njoftim.

Në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policorë nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar si në vijim:

“(31) lokacione, (lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë. (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar. Tablet (IPod) Airpods. (1)lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar). (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit”.

Lidhur me rastin, hetime të tjera ende janë në proces dhe autoritetet janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti, luftën e pakompromis kundër krimeve ekonomike.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika