Policia amerikane konfirmon se raportimi për një sulmues në Kongres është alarm i rremë

Policia amerikane nuk ka gjetur asnjë sulmues dhe asnjë person nuk është lënduar pas raportimeve se mund të ketë pasur një sulmues aktiv në kompleksin e Kongresit amerikan

Ndërtesa e Kongresit amerikan në Washington.

Pas një telefonate të dyshimtë të pranuar më të mërkurën, policia amerikane ka reaguar menjëherë për të hetuar raportet për një sulmues aktiv në kompleksin e Kongresit amerikan.

Megjithatë, ndërmarrja e masave të sigurisë dhe hetimeve të kujdesshme ka rezultuar në mungesën e çdo sulmuesi dhe të lënduarve.

Zëdhënësi i policisë në Washington, Hugh Carew, ka njoftuar mediat se iu kishte ardhur një telefonatë për një sulmues aktiv, por siç ka shtuar ai “duket se ishte një informacion i rremë. Nuk ka asnjë raport të konfirmuar për të shtëna dhe asnjë sulmues nuk është lokalizuar”.

Derisa Senati amerikan ndodhet në pushim veror dhe shumica e ligjvënësve nuk gjenden në Uashington, por ndërtesa e Kongresit vazhdon të ketë staf.

Po ashtu, siç ka raportuar REL, dhjetëra punonjës në kafiteritë dhe pikat e kontrollit në Senat punojnë gjatë verës, sikurse edhe punonjësit e mirëmbajtjes. Kjo ndërtesë po ashtu vizitohet edhe nga turistë.

Me qëllim të parandalimit të rreziqeve potenciale, policia u bëri thirrje personave që gjendeshin brenda zyrave të Senatit që të mos dilnin derisa hetime të plotësoheshin.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, policia e Kapitolit ka theksuar se nuk kishte asnjë raport të konfirmuar për të shtëna.

“Nëse jeni brenda ndërtesës së Senatit, të gjithë që gjenden brenda duhet të qëndrojnë brenda pasi ka raportim për një sulmues të mundshëm aktiv. Theksojmë se nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna”, ka thënë policia e Kapitolit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Një këshilltar i policisë së Kongresit amerikan kërkoi nga të gjithë të qëndronin brenda dhe të ishin të pajisur me pajisje për emergjenca, ndërsa u inkurajua të ndalonin përdorimin e pajisjeve elektronike për siguri shtesë.

Jashtë ndërtesës së Kongresit amerikan u evidentua një prani e madhe e forcave policore, tregues i seriozitetit të situatës dhe angazhimit të autoriteteve për garantimin e sigurisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika