Policia e Kosovës ka bërë apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke theksuar nevojën për kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të shiut, borës dhe ngricave të mundshme që po ndikojnë në gjendjen e rrugëve.
Sipas Policisë, shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes mjeteve dhe të ngadalësojnë gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë, borë apo akull.
Po ashtu, Policia rekomandon përdorimin e gomave dhe pajisjeve dimërore për të rritur sigurinë gjatë qarkullimit.
Autoritetet theksojnë se respektimi i këtyre masave është thelbësor për parandalimin e aksidenteve dhe për garantimin e sigurisë në rrugët e vendit.
