Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj.
Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj.
Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.