Policia arreston dy persona nga operacioni anti-terrorizëm në Fushë-Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të suksesshëm anti-terrorizëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari që lidhen me nxitje të urrejtjes dhe përhapje të propagandës terroriste.

Në njoftimin e Policisë thuhet se operacioni është ndërmarrë nga njësitet e Drejtorisë Kundër Terrorizmit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

“Aksioni ka përfshirë dy raste të ndara dhe është zhvilluar përmes tri kontrolleve në vendbanime në komunat e Fushë-Kosovës dhe Malishevës, që kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Të arrestuarit dyshohen se përmes rrjeteve sociale kanë përhapur propagandë dhe ideologji të organizatave terroriste, si dhe kanë nxitur përçarje dhe urrejtje ndërmjet komuniteteve.

Policia bën të ditur se veprimet hetimore janë në vijim dhe rasti është nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika